trendet-mbizoteruese-te-ngjyrave-te-murit 01-04-2020 maestro.ks.com 2

Trendet Mbizotëruese të Ngjyrave të Murit

Nga përspektiva e enterierit të shtëpive është konfirmuar se ngjyra ka fuqinë për të transformuar një dhomë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një mur të ngjyrosur me ngjyrën tuaj të preferuar apo një tavan të pikturuar. Por vendimarrja rreth ngjyrës së përsosur për shtëpinë tuaj ndonjëherë mund të jetë mjaft e ndërlikuar, kështu që këshillimi me dizajnerë dhe ekspertë të ngjyrave mund t’ju ndihmojë në krijimin e një ambienti motivues. Cilat ngjyra do të mbizotërojnë shtëpitë në vitin 2020?

Nga ngjyrat e thjeshta deri tek ato neutrale dhe elegante, këto janë ngjyrat kryesore që do të përdorën më së shumti gjatë këtij viti. Pastelet vazhdojnë të mbetën shumë të kërkuara, por vëmendje po u kushtohet edhe pastelave me ngrohtësi të shtuar dhe elementeve tokësore.

Në aspektin e përgjithshëm të ngjyrave, trendet tregojnë së gjatë këtij viti kemi të bëjmë me një përzierje të ngjyrave të pranverës dhe vjeshtës. Do të mbizotrojë aspekti monokromatik, që nënkupton se ngjyrat si e kaltërta kobalt, e gjelberta Kelli, apo Aubergine i japin personalitet dhe elegancë shtëpisë tuaj. Ndër të tjera, në vitin 2020 do të shohim zhvëndosje nga ngjyrat e ftohta të cilat mbizotruan dekaden që lamë pas, drejt toneve të ngrohta dhe organike.

Që të krijohet një ambient kreativ dhe motivues në shtëpinë tuaj, Maestro ka përzgjedhur kontraktorë të cilët vazhdimisht përcjellin trendet dhe ofrojnë shërbime të kualtetit të lartë që e bëjnë shtëpinë tuaj unike dhe të paharrueshme.

maestro #home #decor #colors #design

Tel: 049 656 353
[email protected]
www.maestro-ks.com

 

Leave a Comment

Your email address will not be published.

en_USEnglish
0