viber_image_2020-04-06_16-52-39

Këshilla për t’u kujdesur për pajisjet tuaja të kuzhinës.

Pajisjet e kuzhinës janë një pjesë thelbësore e çdo shtëpie. Duke pasur parasysh rëndësinë e tyre, çdo pajisje e kuzhinës nga frigoriferi deri tek shporeti elektrik duhet të jetë nën kujdesjen e duhur.

Mirëmbajtja e pajisjeve elektrike do ta bëjë kuzhinën tuaj një vend më të sigurt, si dhe do t’ju kursejë kohë dhe para.

1. Pastrimi i pajisjeve elektrike
Pastrimi i tërësishëm pas çdo përdorimi është një nga mënyrat më të lehta për t’u kujdesur për pajisjet tuaja. Shumë nga ne kemi një orar të ngjeshur dhe kjo mund ta na bëjë të nxitojmë në detyrat e pastrimit apo të largohemi nga zakoni i pastrimit pas çdo përdorimi.
Nëse pajisjet elektrike nuk pastrohen siç duhet, mund të krijohen bakterie dhe myk që mund të shpërndahen në sipërfaqet e tjera të kuzhinës dhe ne ushqim. Yndyrat e shtresuara në pajisje elektrike përbëjnë gjithashtu rrezik zjarri për jetën e familjes suaj. Kështu, tiganët, grillat, dhe thikat duhet të pastrohen dhe dezinfektohen çdo ditë. Pajisjet e tjera, si frigoriferët dhe furrat duhet të pastrohen çdo javë.

2. Inspektoni rregullisht pajisjet tuaja elektrike
Çdo herë kur pastroni kuzhinen tuaj, kontrolloni pajisjet e kuzhinës për ndonjë problem të mundshëm. Kur evidentoni problemet elektrike heret, rregullimi apo riparimi bëhet më lehtë dhe nuk ka nevojë për zëvendësime. Kjo padyshim kursen kohë dhe para.

3. Lexoni manualet
Është më se ditur që leximi i manualeve shumë shpesh anashkalohet. Sidoqoftë, leximi i manualit ua mundëson përdoruesve për t’u kujdesur siç duhet për pajisjet kuzhines. Në ҫdo manual të pajisjeve elektrike paraqiten të dhëna rreth mënyrës së mirëmbajtjes dhe kujdesit. Andaj, leximi i udhëzimeve mundëson jo vetem ruajtjen e pajisjeve nga dëmtimi por edhe ju siguron nga rreziqet që mund të rezultojnë nga rryma elektrike.
____
Tel: 049 656 353
[email protected]
www.maestro-ks.com
#maestro #kitchen #equipment #home #electricity

Leave a Comment

Your email address will not be published.

en_USEnglish
0